
MEKSIKË- Në Meksikë, pesë gra nga organizata feministe, Hermanas del Valle, Motrat e Luginës, vishen si murgesha dhe kultivojnë kanabis në fermën e tyre, për të përgatitur medikamente dhe për të tymosur. Qëllimi i tyre kryesor është ta bëjnë kanabisin legal, me synimin e vetëm, shkatërrimin e monopolist të trafikut të drogës.
Murgeshat shprehen se Meksika është një vend ‘i mbytur’ nga trafikantët e drogës dhe se monopoli i drogës duhet të zhduket. Sipas tyre, marijuana duhet përdorur për qëllime mjekimi dhe se duhet hequr dorë nga stigmatizimi i kësaj bime.
Megjithatë, gratë shprehen se nuk e kanë shumë të lehtë të bëjnë transportin e bimës, pasi është një gjë shumë e rrezikshme për to dhe duhet të kujdesen që gjithmonë të mbajnë një profil të ulët. Murgeshat janë mjaft aktivë në rrjetet spciale dhe mbajnë seminare online, lidhur me këtë nismë.