Qytetërim

‘Murgeshat e kanabisit’, që duan t’ua marrin marijuanën trafikantëve

Pesë gra nga një organizatë feministe vishen si murgesha dhe kultivojnë kanabis në fermën e tyre, duke përgatitur ilaçe dhe duhan. Qëllimi i tyre është ta bëjnë kanabisin legal.

D.XH
‘Murgeshat e kanabisit’, që duan t’ua marrin
Murgeshat e kanabisit

MEKSIKË - Në Meksikë, pesë gra nga një organizatë feministe, ‘Hermanas del Valle’ (Motrat e Luginës), vishen si murgesha dhe kultivojnë kanabis në fermën e tyre, duke përgatitur ilaçe dhe duhan. Qëllimi i tyre është ta bëjnë kanabisin legal, duke hequr monopolin nga trafiku i drogës.

Gratë deklaruan për mediat botërore se në vendin ku njerëzit besojnë në krishtërim, një murgeshë që pi cigare marijuanë është një akt rebelimi. Motrat përdorin shpesh pseudonime dhe postojnë në rrjetet sociale, me qëllim që të reklamojnë iniciativën e tyre.

Murgeshat shprehen se Meksika është një vend ‘i mbytur’ nga trafikantët e drogës dhe se monopoli i drogës duhet të zhduket. Ata thanë se marijuana duhet përdorur për qëllime mjekimi./ZËRI/

Poll

MOS HUMB