
GJERMANI- Turqia mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3:1 në ndeshjen e parë të Grupit F në Kampionatin Evropian. Gola të bukur për Turqinë shënuan Mert Muldur, Arda Güler dhe Karem Aktürkoglu. Pas ndeshjes, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan donte të fliste me Gülerin, por edhe me golashënuesit e tjerë për t'i uruar për ndeshjen.
Guler shënoi golin më të bukur të kampionatit deri më tani kur nga mbi 20 metra goditi me këmbën e majtë dhe topi përfundoi në rrjetë duke dyfishuar shifrat për turqit. Në këtë mënyrë u bë debutuesi më i ri në Euro që ka shënuar gol, vetëm 19 vjeç.
“Iu uroj lumturi. Pas kësaj ndeshje është një ndeshje kundër Portugalisë. Goli i shënuar nga Mert mund të konsiderohet si goli më i rëndësishëm i Turqisë dhe kampionatit. Arda, ne presim gol tjetër nga ti. Ky gol do të jetë një nga golat më të mirë në Evropian,”- tha fillimisht Erdogan.
Por presidenti turk i cili vlerësoi edhe golin e Kerem Akturkoglus.
“Kerem, goli yt ishte krejtësisht i zgjuar. E vlerësove mirë daljen e portierit, kështu gjetëm golin e tretë. Të përgëzoj, të puth sytë ty dhe gjithë ekipit,”- e përfundoi telefonatën e tij Erdogan.
Ja pra...ky është motivim. Ndeshjen e ardhshme, Turqia do të përballet me Portugalinë./ZËRI