Qytetërim

PEPE- Lojtari më i vjetër që ka luajtur në një Europian! Plot 41-vjeç e 113 ditë

Edhe pse mbi 41-vjeç, Pepe arriti që të bënte një ndeshje të mirë mbrëmjen e djeshme, ku Portugalia arriti që të siguronte 3 pikët e para

E.K
PEPE- Lojtari më i vjetër që ka luajtur në një
Pepe

GJERMANI- Portugalia arriti që të fitonte me përmbysje mbrëmjen e djeshme përballë Republikës Çeke, edhe pse në formacionin bazë, kishte dy futbollistë veteranë si kapiteni Cristiano Ronaldo, apo mbrojtësi Pepe.

Ronaldo ka thyer disa rekorde në këtë europian, duke qenë lojtari i parë që ka luajtur në 6 kompeticione të tilla.

Sulmuesi portugez ka shënuar në të 5 Europianët e mëparshme që ka luajtur. Në vitin 2004 ai shënoi 2 gola, ndërsa gjeti rrjetën në 2008 (1), 2012 (3), 2016 (3) dhe 2020 (5), duke përfunduar si golashënuesi më i mirë bashkë me Patrik Schik të Republikës Çeke.

Ndërkohë, Roberto Martinez përfshiu Pepe në formacionin e Portugalisë, me 41-vjeçarin që u bë lojtari më i vjetër në historinë e Europianëve me 41 vjet e 113 ditë.

Portugezi theu rekordin e mbajtur nga ish-portieri i Hungarisë, Gabor Kiraly, i cili ka luajtur në një kampionat evropian në moshën 40 vjeç e 86 ditë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB