Qytetërim

“Mos je pak shtatzënë ti?”, pse fansat mendojnë se Elhaida Dani është në pritje të ëmbël

Lidhja e tyre, që nisi pas ndarjes së balerinit nga e fejuara, nuk ka kaluar pa paragjykime

E.K
“Mos je pak shtatzënë ti?”, pse fansat mendojnë se
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj

TIRANË- Këngëtarja Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj, e kanë konsoliduar dashurinë e tyre, aq sa fansat janë të bindur, që ata tashmë janë gati që të bëhen prindër. Dhe sinjalet për këtë i kanë përfocuar me komentet e fundit që kanë bërë në një foto që është publikuar nga çifti. Teksa Elhaida ka veshur një fustan pas trupit, barku që duket disi i fryrë, i ka bërë fansat që të mendojnë se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin balerin.

“Më duket mua apo je shtatzënë??”, komenton një ndjekës, ndërsa një tjetër shkruan: “Elhaida në pritje të ëmbël”. 

“Mos je pakëz shtatzën tii??”, komenton një fans, megjithatë këngëtarja ka vendosur që të mos reagojë ndaj thashethemeve që qarkullojnë se mund të jetë në pritje të ëmbël.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93)

Ledian Agalliaj dhe Elhaida Dani nisën romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1”. Çifti shihen kudo bashkë e shfaqin dashurinë e tyre në rrjetet sociale.

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.

Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB