
TIRANË- Meriton Mjekiqi konfirmohet se është një prej banorëve të shtëpisë më të madhe në vend. Pak orë para ndezjes së dritave të shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në Shqipëri, është konfirmuar zyrtarisht banori i parë nga vetë "Top Channel'.
Mjekiqi, gazetar, moderator dhe producent i njohur do të izolohet brenda shtëpisë më të njohur në vend, duke lënë pezull emisionin e tij “Gjoni Black”, ndër më të suksesshmit në Kosovës që promovon muzikën e stilit "hip hop".
ZËRI ka nxjerrë edhe një listë me emrat e plotë që ka mundur që do të jenë pjesë e shtëpisë, por pritet të ketë edhe personazhe të tjerë që do i bashkohen "grupit". Natën e parë, pritet që të futen 27 banorë. Komentet për banorët 'VIP' nga studioja do t'i japë dyshja Arbër Hajdari, i cili e ka vitin e tretë radhazi dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj./ZËRI