Qytetërim

MISTERI- Kush është 'Hirushja' e Danimarkës?

Studentja 18-vjeçare Anne-Sofie Tornso Olesen, shfrytëzoi rastin për të fituar vëmendjen e një prej beqarëve më të lakmuar të Evropës, duke lënë pas në pallatin mbretëror takën e saj.

k.m.
MISTERI- Kush është 'Hirushja' e Danimarkës?
Princi Christian

DANIMARKË- Princi Christian i Danimarkës festoi ditëlindjen e tij të 18-të në fundjavë me një darkë gala. Një nga të pranishmet, studentja 18-vjeçare Anne-Sofie Tornso Olesen, shfrytëzoi rastin për të fituar vëmendjen e një prej beqarëve më të lakmuar të Evropës, duke lënë pas në pallatin mbretëror takën e saj.

Stafi e gjeti këpucën ndërsa po pastronte pas festës.

Pas festës, Anne-Sofie në TV danez tha se: Kisha menduar një fund përrallor "à la Cindere". Unë vetë mendova se ishte pak qesharake dhe fola me familjen dhe miqtë e mi dhe ata ranë dakord që unë ta bëja një lojë të tillë. Është një shans që nuk do ta kem më.

MISTERI- Kush është 'Hirushja' e Danimarkës?
Anne-Sofie Tornso Olesen

Por Princi, në vend që të vizitonte çdo familje në mbretëri dhe të gjenin vajzën që i bënte këpuca, kësaj herë kishte një qasje më moderne. Me kërkesë të Princit Christian, pallati ndau një foto të takës në mediat sociale.

Pra, a do ta kthejë Princi 'takën' tek e zonja?

Historia vazhdon.../Zëri.ai

Poll

MOS HUMB