Qytetërim

Miqësia vazhdon, Romeo zgjedh të takojë këtë ish-banor pas përfundimit të BBV

Pas daljes nga “BBV” Romeo ka zbuluar se është takuar me gazetarin.

f.t
Miqësia vazhdon, Romeo zgjedh të takojë këtë ish-banor
Romeo Veshaj

TIRANË-'Big Brother VIP 3" përfundoi dhe tashmë ngelet për tu parë se sa do të zgjasin miqësitë e krijuara në shtëpi. Një prej tyre është edhe ajo e gazetarit Elvis Myrtaj dhe aktorit Romeo Veshaj.

Edhe pse aktori nuk e priti mirë renditjen në vendin e tretë pas finales, ai zgjodhi të takonte një nga ish-banorët. Pas daljes nga “BBV” Romeo ka zbuluar se është takuar me gazetarin, e madje ka postuar një selfie në “instastory”.

Miqësia vazhdon, Romeo zgjedh të takojë këtë ish-banor
ROMEO VESHAJ DHE ELVIS MYRTAJ

Romeo gjithashtu falenderoi mbështetësit të cilët e votuan, teksa shtoi se ata janë fitorja e madhe e tij.

“Përshëndetje si jeni. Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë, e kuptoni, për mua është shumë e çuditshme. Fjeta shumë sot, m’u desh pak kohë që të merrja veten me thënë të drejtën, por kur u zgjova pashë gjithë mbështetjen tuaj edhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falënderoj nga zemra, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për gjithë mbështetjen që keni bërë këto 4 muaj e gjysmë për mua. Për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falënderoj shumë dhe ju puth. Do gjej një formë si t’ju puth të gjithëve. Faleminderit. Love u”, u shpreh Romeo.

Poll

MOS HUMB