Qytetërim

Mes polemikash dhe emocioneve, Olly fiton Festivalin e Sanremo!

Finalja e madhe u prezantua nga Alessia Marcuzzi dhe Alessandro Cattelan.

I.F
Mes polemikash dhe emocioneve, Olly fiton Festivalin e Sanremo!
Olly

ITALI- Finalja e Festivalit të Sanremos në Itali, u mbyll mes polemikave të shumta rreth fituesit të çmimit. Trofeu u ‘rrëmbye’ nga Olly me këngën “Balorda Nostalgia”, ndërsa i dyti u rendit Lucio Corsi, i cilu u pasua nga Brunori Sas. Ndërsa, Giorgia nuk arriti të futej as në pesëshen finaliste, pavarësisht mbështetjes nga publiku. Por, përtej renditjes ajo që shkaktoi reagime të ashpra nga publiku ishte përjashtimi i Achille Lauros, me këtë të fundit që përfundoi në vendin e shtatë. Finalja e madhe u prezantua nga Alessia Marcuzzi dhe Alessandro Cattelan.

Festivali i Sanremos u hap nga Francesca Michielin, e cila, pavarësisht një dëmtimi në kyç, sfidoi gjithçka me taka 12 cm. Ndërsa mes lotëshy ajo falenderoi të ëmën që ndodhej në sallë për të ndjekur perfomancën e saj. Në të njëjtën linjë, Roço Hunt këndoi “Mille vote ancora”, duke iu drejtuar nënës së tij mes publikut, e cila nuk i mbajti dot emocionet. Edhe Olly, pasi interpretoi “Balorda nostalgia”, nuk harroi të thoshte: “Faleminderit, mama!”.

Marcuzzi, e veshur me një fustan të zi që i zbulonte shpinën, u shfaq me një hyrje teatrale, ndërsa Cattelan, i veshur krejtësisht me të bardha, i dha skenës një prekje të viteve ‘90, duke rikthyer kujtimet e Piero Chiambrettit në festivalin e 1997-s./ZËRI

Poll

MOS HUMB