Qytetërim

Colturi humbi kontrollin! Përfaqësuesja e Shqipërisë ndërpret garën në Kampionatin Botëror të Skive

Rezultati i vetëm për skiatoren tonë është vendi i 7-të

F.I
Colturi humbi kontrollin! Përfaqësuesja e Shqipërisë
Lara Colturi

AUSTRI-Lara Colturi nuk ia doli të përfundojë garën e saj në Sllallom, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Saalbach të Austrisë. Që në daljen e parë, ajo humbi kontrollin në zbritje, duke ndërprerë kampionatin e saj botëror në tentativën e parë që rezultoi edhe e fundit për këtë ditë të parafundit të Botërorit të Skive Alpine.

Rezultati i vetëm për skiatoren tonë është vendi i 7-të, i arritur dy ditë më parë në Sllallomin Gjigand, një rezultat i shkëlqyer për të në debutimin që pati në një Kampionat Botëror.

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB