
TIRANË-Meritoni ka marrë Bardhin dhe Sarën në një cep të shtëpisë së BBV dhe i ka dhënë disa këshilla në lidhje me marrëdhënien që ata kanë mes tyre. Teksa fliste me të dy Meritoni ka treguar se për gabimin që ka bërë në lidhjen e tij, nuk e sheh dot djalin.
Meritoni: Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se me keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë.
Meritoni kërkon që edhe Sara me Bardhin të mos bëjnë më gabime./ZĒRI