Qytetërim

Sara i kërkoi ndarjen, Bardhi: E kam lëshuar veten fare, 90% e meshkujve nuk do e mirëkuptonin

Bardhi tha se shumica e meshkujve shqiptarë nuk do ta kishin kuptuar Sarën pas atyre që ajo ka treguar

E.K
Sara i kërkoi ndarjen, Bardhi: E kam lëshuar veten fare, 90% e
Bardhi dhe Sara

TIRANË- Bardhi dhe Sara Gjordeni duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në Big Brother. Artisti i njohur ka bërë një bisedë së fundmi me Meriton Mjekiqin, ku thotë se e ka lëshuar veten dhe se nuk i ka menduar pasojat në lidhje me këtë.

“I kam dhënë shumë konfidencë, e kam lazdruar pak. E kam lëshuar veten, e kam shijuar një eksperiencë me një njeri 24 orë, nuk i kam menduar pasojat, duhet të kemi kujdes se jemi në kamera. Të kish ndodhur jashtë, bllokun sa ndërtesa ia ka vënë”-u shpreh ai.

Bardhi tha gjithashtu se 90% e meshkujve shqiptarë nuk do e kuptonin dhe nuk do i qëndronin afër Sarës nëse dinin kaq shumë nga e shkuara e saj.

Modelja zbuloi në BBVA se para pak kohësh humbi një fëmijë si dhe në një formë tregoi se ka lënë një lidhje pezull jashtë, pastaj ishi-partneri i saj u bë pjesë e “Big Brother”.

Diskutime të tjera janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme mes “ish-çiftit” ku Sara thotë se Bardhi duhet të luftojë nëse do ta rikthej.

Nga ana tjetër Bardhi i tha që unë e di si je dhe kush je ndaj të dua.

Bardhi: Unë e di çfarë je ti, ndaj edhe të dua për atë që je. Ti bën kështu sepse do përkushtim, por zinxhiri i lidhjes mbahet në dy anët. Nëse s’do ta vazhdosh, më thuaj jo, ne të dy kur jemi nervoz e bëjmë m*t muhabetin. 

Poll

MOS HUMB