
SHBA- Financial Times ka renditur shqiptaren Lea Ypi mes personazheve më interesant në "Drekë me FT", një bllok intervistash me personazhe të ndryshme. Lea është përshkruar nga revista si "Mendimtarja" dhe poshtë saj shkruan: Autorja shqiptare e familjes me një kalvar vuajtjesh nën pushtimin e Enver Hoxhës dhe dashurisë së saj për lirinë.

Gjithashtu jep edhe një arsyetim se përse ka zgjedhur pikerisht këtë kategori për Ypin.
"Mendimtarja ka shkruar një libër. Ky është një akt transformues, sepse një autor është i prirur të shesë libra në të njëjtën mënyrë sipersoni që zvarritet nëpër shkretëtirë dëshiron të pijë ujë. Drekat me ta janë plot gëzim, me të vërtetë, ata ndoshta do të kenë mbërritur shumë përpara jush në takim. Ata bëjnë shoqëri të shkëlqyer, të paktën për disa orë. Pikëpamjet politike të mendimtarit-autor zakonisht do të rezultojnë të jenë më ekstreme se ato të audiencës së tyre. Ata mund të preferojnë që dikush të mos kishte botuar një kritikë të detajuar për librin e tyre, por zhgënjimi i tyre tejkalohet nga kënaqësia e tyre që dikush e ka lexuar,"- shkruan Financial Times për shqipetaren./ ZËRI