Qytetërim

"Mesi i thyer, gjunjë të vrarë dhe...COVID-19"/ Çfarë i ka ndodhur Klea Hutës?

Mbrëmjen e kaluar, ajo ka postuar një foto duke përdorur një maskë aerosoli, duke treguar gjithë kalvarin e shqetësimeve shëndetësore që e kanë shoqëruar gjatë këtij tremujori të vështirë.

M.M
"Mesi i thyer, gjunjë të vrarë dhe...COVID-19"/
Klea Huta

TIRANË- Moderatorja e njohur Klea Huta me sa duket nuk po kalon një periudhë të lehtë. Pak javë më parë, ajo ndau në rrjetet sociale eksperiencën e saj të pasigurt nga udhëtimi në Ibiza, ku humbi valixhet dhe pësoi një lëndim gjatë një zhytjeje, vetëm pak kohë pasi ishte rikuperuar nga një infeksion.

Fatkeqësisht, problemet për Klean nuk kanë përfunduar me aq!

Mbrëmjen e kaluar, ajo ka postuar një foto duke përdorur një maskë aerosoli, duke treguar gjithë kalvarin e shqetësimeve shëndetësore që e kanë shoqëruar gjatë këtij tremujori të vështirë.

"Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë."

"Mesi i thyer, gjunjë të vrarë dhe...COVID-19"/
Klea Huta

Realisht ky tremujor ka paska qenë një sfidë e madhe për Klean./ ZËRI

Poll

MOS HUMB