Qytetërim

Me shpejtësi skëterrë, rrezikuan jetën e qytetarëve, Policia i heq patentën dhe i bllokon porsche-n Hatit dhe Jasharit

Pas publikimit të këtyre momenteve në rrjetet sociale, policia rrugore ka ndëshkuar çiftin për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rrugës.

M.M
Me shpejtësi skëterrë, rrezikuan jetën e qytetarëve,
Hatixhja dhe Jashari

TIRANË-  Hatixhe Brika, e njohur në TikTok si Hati, është kthyer në një fenomen viral në Shqipëri, por së fundmi ka tërhequr vëmendjen për arsyet e gabuara. Pasioni i saj dhe i bashkëshortit të saj, Jashar Stojku, për makinat e luksit ka qenë në qendër të përmbajtjes së saj në TikTok, ku shpesh publikon video duke drejtuar me shpejtësi të lartë. Këto video, ku çifti tejkalon normat e shpejtësisë në zona të banuara, kanë grumbulluar miliona shikime.

Pas publikimit të këtyre momenteve në rrjetet sociale, policia rrugore ka ndëshkuar çiftin për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rrugës. Hatit i është hequr patenta dhe është gjobitur me 20,000 lekë, ndërsa bashkëshortit të saj, Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40,000 lekë, madje i ka bllokuar edhe mjetin.

Njoftimi i Policisë:

Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video.

Me këtë ndëshkim, ndjekësit e Hatixhes do të duhet të presin për videot e saj me makina luksoze./ ZËRI

Poll

MOS HUMB