Qytetërim

E la në tribunë, Sylvinho nuk heziton ti kërkojë falje sulmuesit para gjithë ekipit

Megjithatë, Zeka nuk arriti të vishte fanellën e Kombëtares, pasi u la në tribunë nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

M.M
E la në tribunë, Sylvinho nuk heziton ti kërkojë falje
Agim Zeka

TIRANË- Agim Zeka priste të festonte 26-vjetorin me një debutim në Kombëtaren shqiptare, në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ftesa nga trajneri Sylvinho ishte një mundësi për "rilindje" për sulmuesin e Partizanit, pas disa vitesh të vështira në karrierë.

Megjithatë, Zeka nuk arriti të vishte fanellën e Kombëtares, pasi u la në tribunë nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Sylvinho i ka kërkuar falje Zekës përpara gjithë skuadrës dhe ka folur me të për vendimin e tij.

Sipas protokollit të UEFA-s, çdo trajner duhet të ketë të gatshëm 23 lojtarë për ndeshje, por Sylvinho kishte ftuar 24. Për këtë arsye, braziliani u detyrua ta linte jashtë Zekën, duke i dhënë shpjegime personale sulmuesit për vendimin e marrë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB