
TIRANË- A ka një krizë mes çiftit të njohur të balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso? Shenjat tregojnë se po, por asnjë prej të dyve nuk ka bërë asnjë reagim.
Dyshohet se martesës së tyre disa-vjeçare i ka ardhur fundi!
Balerina Enada Hoxha mban ende emrin e përbashkët në llogarinë e saj të Instagramit, “Enada Gerd Vaso”, por nuk e ndjek bashkëshortin e saj. Mungesa e një "follow" vihet re edhe nga ana e Gerdit për bashkëshorten e tij.
Madje, nuk ka asnjë foto me të në llogarinë e tij në rrjetin social "Instagram".
Këto "shenja" kanë shtuar zërat se mes tyre ka një ndarje, por nuk ka asnjë konfirmim nga ana e çiftit. Të dy, partnerë në skenë dhe në jetë kanë më shumë se një dekadë së bashku dhe janë prindër të një djali./ZËRI