Qytetërim

Me këmbë të thyer dhe me taka, vetëm Victoria Beckham mund të shfaqet kaq elegante

Lëndimi i Victorias u zbulua nga bashkëshorti i saj, David Beckham

E.K
Me këmbë të thyer dhe me taka, vetëm Victoria Beckham mund
Victoria Beckham

LONDËR- As këmba e thyer nuk e pengon Victoria Beckham që të shfaqet si gjithmonë elegante. Victoria Beckham u detyrua të përdorte paterica gjatë një shëtitjeje në Londër, pasi kishte thyer këmbën e saj gjatë stërvitjes.

Ndërsa shumica e njerëzve do të zgjidhnin një atlete të sheshtë në këmbën e tyre të pa lënduar, Beckham zgjodhi të vishte taka të lartë. Lëndimi i Victorias u zbulua nga bashkëshorti i saj, David Beckham, i cili ndau në rrjetet sociale lajmin se ajo pësoi një "thyerje” në këmbë gjatë stërvistjes së saj.

Me këmbë të thyer dhe me taka, vetëm Victoria Beckham mundMe këmbë të thyer dhe me taka, vetëm Victoria Beckham mund

“Me sa duket aksidenti i vogël i gruas sime në palestër ishte një thyerje e pastër…”, shkroi Beckham në Instagram. Victoria ditë më parë tha se e kishe filluar ditën keq pasi u rrëzua në palestrën e shtëpisë. Stilistja më pas ndau një imazh të këmbës të cilën e pati vendosur në akull, dhe me ironi i uronte vetes Shën Valentinin.

David, nga ana e tjetër, postoi një foto të lëndimit të Viktorias në Instagram, duke shkruar me shaka: “Sa i madh është gishti i këmbës? Uau. Nuk e kam vërejtur kurrë më parë.”

Me këmbë të thyer dhe me taka, vetëm Victoria Beckham mund

Dyshja shaqen shpesh duke bërë shaka me njëri-tjetrin.

Poll

MOS HUMB