
TIRANË- Dijonis Biba, një prej personazheve më popullorë të edicionit të parë të Ferma VIP, ka vendosur që të rikthehet në garë. Ai u largua nga ferma me dëshirën e tij, por u rikthye mbrëmjen e djeshme përmes një televotimi të hapur nga produksioni, se cilin prej ish-konkurentëve do të donin që të shihnin sërish në garë.
Pas televotimit, rezultoi që Dijonis Biba të kishte më tepër vota.
Ai u bë përsëri pjesë e fermës në spektaklin e djeshëm, duke dalë kështu fitues nga 8 ish-fermerët që u vendosën për t’u votuar nga publiku.
Mirëpo siç duket, Dijonisi ka qenë “i përgjumur” ashtu sikurse e deklaroi me shaka pas daljes nga ferma dhe tani është përsëri gati për të nisur dhe njëherë rrugëtimin e tij në fermë.
Rikthimi i tij u prit me entuziazëm nga një pjesë e mirë e fermerëve, me të cilët kishin nisur dhe shoqëritë e para.
/ZËRI