
TIRANË- Dijonis Biba një ndër personazhet që la gjurmë në Ferma VIP, ka qenë i pranishëm në studio përballë Fjoralba Ponarit dhe opinionistëve, Enkel Demi, Sonila Meço dhe Armina Mevlani.
Ai ka deklaruar se pas daljes nga Ferma VIP ka nisur një tjetër projekt i madh, ku do të bëjnë pjesë edhe personazhe të tjerë të fermës si dhe aktorja e madhe Marjana Kondi.
Dijonisi theksoi se producentja Holta Dulaku do të bëjë një film ku do të angazhohen disa prej personazheve të Ferma VIP, i cili do të jetë një surprizë e madhe për publikun.
Pjesë nga biseda:
Na thuaj dhe jetën përjashta, planet e tua që të presin?
Dijonisi: Atëherë unë me Again, Marjana Kondin dhe aktorë të tjerë. Domethënë Holta Dulaku ka marrë përsipër të na bëjë një film mua dhe Marjanës. Për 3-4 muaj del filmi, është një film shumë i fortë.
Po në politikë do hysh?
Dijonisi: Po, po, kryeministër direkt.
Me humor Dijonisi tha se ishte përgjumësh në momentin që mori vendimin për të dalë nga Ferma. Ai nuk harroi pa përmendur edhe macen, të cilën e pagëzoi me emrin Sokol. Dijonisi tha se Sokoli është i vetmi fermer për të cilin e ka marrë malli shumë.
“Kam menduar që do jetë më mirë jashtë dhe është më mirë jashtë. Dy ditët e para isha pak turbullt dhe kisha harruar rrugët e Tiranës, por tani jam mirë. Jam takuar me Marianën kemi ngrënë e një drekë.
Unë isha përgjumësh, nuk doja të dilja. Kur dola, kërkova të kthehem, Agai më preu në besë e më tha deshe të dalësh, dole. Më ka marrë malli për të gjithë, por për Sokolin më shumë. E kam kërkuar por ju nuk ma keni sjellë. Ishalla Sokoli fiton Fermën dhe lekët tja marr unë”, tha Dijonisi me humor.
/ZËRI