Qytetërim

Me 9 gola në 48 ndeshje, Bekim Balaj tërhiqet zyrtarisht nga Kombëtarja

Balaj aktualisht është pjesë e Vllaznisë në kampionatin shqiptar.

k.m.

TIRANË- Sulmuesi Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit. Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Balaj aktualisht është pjesë e Vllaznisë në kampionatin shqiptar, aty ku është kthyer në një futbollist shumë të rëndësishëm dhe lider i skuadrës.

"Më shumë se 10 vite kuqezi, 48 ndeshje të luajtura, 9 gola të shënuar, i pari i veçantë për mënyrën e realizimit dhe rëndësinë që pati, në fitoren e parë në histori me Portugalinë. Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe Federata e Futbollit e falënderon për gjithçka që sulmuesi ka dhënë në fushën e lojës, duke nisur nga kombëtaret e moshave te Kombëtarja A. Faleminderit Bekim!,"-shkruhet në postimin e FSHF-së.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Me Kombëtaren kuqezi, Balaj u aktivizua në 48 ndeshje, ku shënoi edhe 9 gola. Padyshim më i veçanti, ishte goli i parë, që erdhi në një fitore historike ndaj Portugalisë, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2016. Goli i Balajt në atë ndeshje, i dha fitoren Shqipërisë dhe hapi rrugën për kualifikimin historik në Europian. Sulmuesi ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2016./ZËRI

Poll

MOS HUMB