Qytetërim

Mbyllet barazim derbi Tirana-Partizani, rivalët e përjetshëm mjaftohen me një pikë

Partizani dhe Tirana janë ndarë sot pas 90 minutash, me nga një pikë.

k.m.
Mbyllet barazim derbi Tirana-Partizani, rivalët e përjetshëm
Pamje nga ndeshja

TIRANË- Derbi i parë është mbyllur me barazim 0:0. Rivalët e përjetshëm, Partizani dhe Tirana janë ndarë sot pas 90 minutash, me nga një pikë. Pjesën e parë, Partizani rrezikoi më shumë portën e kundërshtarit, ndërsa të dytën bardhëblutë.

Pavarësisht 6 minutave shtesë rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas pikëve të marra sot, Partizani renditet në vendin e 3-të me 9 pikë, ndërsa Tirana në vendin e shtatë me 6 pikë.

Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime në po aq ndeshje të luajtura. Por mbetet ende e pamposhtur./ZËRI

Poll

MOS HUMB