Qytetërim

E ardhmja e vëllezërve Xhaka, Taulanti zbulon planin: Do jemi bashkë...

Taulant Xhaka zbuloi edhe planet që kanë për të ardhmen.

k.m.
E ardhmja e vëllezërve Xhaka, Taulanti zbulon planin: Do jemi
Taulant dhe Granit Xhaka

ZVICËR- Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, mund të kthehet në futbollin zviceran. Ish-kapiteni i Arsenalit është në sezonin e tij të dytë te Bayer, por duket se shumë shpejt mund të kthehet në 'shtëpi'. Lajmin e dha për "Blick" vëllai i tij, mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Taulant Xhaka.

Po ashtu, zbuloi edhe planet që kanë për të ardhmen. Mesa duket dy vëllezërit do t'i shohim shumë shpejt në pankinë, por në rolin e trajnerit. 

Plani i vëllait tuaj në të ardhmen ndoshta do të jetë karrigia e trajnerit. Ju si dëshironi të formoni karrierën tuaj pas futbollit?

Taulant Xhaka: Unë gjithashtu dua të përfundoj shkollën e trajnerit, njësoj si vëllai im. Ideja është që Graniti të jetë trajneri dhe unë ndihmësi i tij. Unë e shoh veten më shumë në këtë rol, në komunikimin me lojtarët.

Tani mbetet të presim se nga cila skuadër do zgjidhen.../ZËRI

Poll

MOS HUMB