
SHBA- Mariah Carey ka qenë mbretëresha absolute e Krishtlindjeve prej vitesh, të paktën nga pikëpamja muzikore, pasi hiti i saj "All I Want for Christmas" listohet në majat e top lista-ve. Këtë vit, megjithatë, një tjetër këngë e Krishtlindjeve, edhe më klasike, ia ka kaluar.
Këngëtarja Brenda Lee, e cila festoi ditëlindjen e 65-të të këngës së saj "Rockin' Around The Christmas Tree" me një videoklip të ri, i kujtoi audiencës se sa këngë e bukur është, kështu që të gjithë filluan ta dëgjonin- duke përfshirë edhe vete Mariah-n.
65 vjet pasi u dëgjua për herë të parë, kënga është në vendin e parë në top listë dhe Brenda Lee theu rekordin për artisten më të vjetër që ka mbajtur ndonjëherë këtë pozicion. Mariah Carey jo vetëm që nuk ishte xheloze, ajo i dërgoi Brenda Lee një buqetë me lule me një kartolinë urimi.
Lee këndoi për herë të parë profesionalisht në vitin 1957, kur ishte 12 vjeç, dhe deri më sot ka shitur mbi 100 milionë disqe në mbarë botën./ZËRI