Qytetërim

Margot Robbie shtatzënë për herë të parë!

"Barbie" është kapur mat me bashkëshortin e saj, duke mos e fshehur barkun e saj të rrumbullakosur.

k.m.
Margot Robbie shtatzënë për herë të parë!
Tom Ackerley dhe Margot Robbie

SHBA- Aktorja Margot Robbie është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley. "Barbie" është kapur mat me bashkëshortin e saj, duke mos e fshehur barkun e saj të rrumbullakosur. DailyMail.com ka kontaktuar me përfaqësuesit e 34-vjeçares dhe Ackerley, por asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar atë që duket qartë, se të dy janë në pritje të ëmbël. 

Margot Robbie shtatzënë për herë të parë!
Margot Robbie

Çifti u takua në vitin 2014, u martuan në 2016 dhe janë bashkëprodhues në një sërë projektesh, duke përfshirë Hulu's Dollface. Të dy kanë zgjedhur që ta mbajnë larg  syrit të publikut marrëdhënien e tyre, madje nuk u shoqëruan bashkë në evente deri në vitin 2017, 1 vit pas dasmës së tyre. 

Megjithatë, të dy kanë punuar së bashku në disa projekte duke përfshirë "I, Tonya", "Birds of Prey" dhe së fundmi, "Barbie"./ZËRI

Poll

MOS HUMB