
TIRANË- Capital T dhe Adrola Dushi përfliten prej shumë vitesh për një lidhje dashurie, por dyshja e njohur nuk e kanë konfirmuar asnjëherë këtë.
Ndonëse kanë lënë të kuptohet që mund të ketë diçka më shumë mes tyre apo nga fotografitë që kanë postuar në rrjetet sociale.
Capital T së fundmi ka qenë i ftuar në ‘Top Arena’, ndërsa është pyetur për femrën më të bukur shqiptare. Ai tha se ka vajza shumë të bukura si në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë, por që përmendi emrin e modeles.
“Ashtu siç e thonë të gjithë, Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare”, tha ai.
Ish-Missi nga ana tjetër në një intervistë dhënë së fundmi tha se është e lidhur me ‘mashkullin më të bukur shqiptar’, që la të kuptohet për Trim Ademin.
I pyetur për “çështjet” e zemrës, Capital T u shpreh se është një njeri shumë familjar dhe se së shpejti e sheh veten e tij të martuar dhe baba.
“E shoh veten në një të ardhme të afërt me fëmijë dhe me familjen time”, tha ai.
E pranojnë apo jo, çifti mbetet një nga më të bukurit në shoëbizin shqiptar./ZËRI