
Valon Shehu
KOSOVË- Këngëtari Valon Shehu që ka qenë pjesë e Big Brother VIP është vënë në pranga. Mediat e Kosovës shkruajnë se Shehu është prangosur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë pasi është kapur me drogë.
34-vjeçari u vendos në pranga mbrëmjen e së premtes dhe fillimisht u ndalua nga uniformat blu për kontroll dhe verifikim, pasi kishte kryer kundërvajtje në rrugë. Por gjatë kontrollit, ish-banorit të BBV i është gjetur dhe një sasi droge e llojit kokainë. Valon Shehu ishte banor i BBV në edicionin e parë.
Poll