TIRANË- Ish- fituesi i Big Brother, Luiz Ejlli pas përfomancës së tij në filmin “Në kuadër të Dashurisë” ku mori vlerësime nga audienca ishte përfolur edhe për një tjetër film të mundshëm.
Por kësaj radhe zërat raportuan se Luizi do të ishte pjesë e një serial Turk. Por të gjitha këto zëra i ka hedhur poshtë këngëtari duke reaguar përmes një postimi në ‘Instagram’.
“Edhe kjo me duhej, kush e mëson Turqishten tani. Unë e kam thënë që nuk flas asnjë gjuhë të huaj kur hyra në Big” është shprehur Luizi.
Prej daljes nga Big Brother, ai i është përkushtuar muzikës, duke sjellë disa bashkëpunime. /ZËRI
Poll