ITALI- Kanë qenë ditë të vështira për Fedez. Ai ka përfunduar sërish me hemoragji në spital, ku ka përditësuar fansat për gjendjen e tij.
“Sqarim i vogël për shëndetin tim, për të shmangur artikujt e bazuar në fantashkencë”, ka shkruar reperi përpara se të tregonte se çfarë i ndodhi. “Po e bëj këtë video për të sqaruar për një moment gjendjen time shëndetësore pasi po lexoj artikuj në internet që janë pak... të bazuara totalisht në nuk e di se çfarë, madje flasin për abuzimin tim me alkoolin apo drogën, që nuk është absolutisht kështu”, filloi Fedez.
“Unë u shtrova në spital për një hemorragji tjetër të brendshme për faktin se aty ku më operuan për të hequr tumorin më qepën organet dhe në pikën ku më qepën jam le të le të themi, i brishtë dhe kam ulçera, hemorragji dhe gjakderdhje. Për fat të mirë në krahasim me hemorragjinë që pata herën e fundit ishte një e vogël. Dhe asgjë, kjo është e gjitha. Faleminderit të gjithëve për mesazhet, të cilat janë vërtet ngushëlluese në një periudhë jo të lehtë nga shumë këndvështrime, faleminderit shumë".
Fjalët e ndjekura nga një përditësim i mëtejshëm: "Mjekët duhet të vlerësojnë nëse mund t'i vazhdoj koncertet e planifikuar për këtë verë. Shpresoj se po, sepse mezi prisja. Pardje isha në studio duke u përgatitur për shfaqjen dhe isha goxha i emocionuar. Le të shpresojmë të paktën për këtë."
Fedez kishte bërë postime edhe në orët pas shtrimit të tij në spital, kur falënderoi mjekët. Kishte një referencë për "miqtë e tij të shëmtuar dhe të këqij" dhe përzemërsinë e tyre, por edhe një goditje: "Është mirë të kesh njerëz pranë teje, të cilët, për të të treguar dashurinë, nuk ndiejnë nevojën për të bërë një TikTok ndërsa ti je në një shtrat spitali".
Referenca duket se i drejtohet Chiara Ferragni-t, por sigurisht jo orëve të fundit por shtrimeve të mëparshme të reperit. Videoja e fundit e publikuar nga influencuesja në TikTok, në fakt daton javën e kaluar. Nuk ka as ndonjë postim të fundit nga Ferragni në Instagram, përveç një postimi për ditëlindjen e parë të qenit të saj Paloma.