
KOLUMBI – Futbollisti Luis Diaz shënoi dy gola teksa Kolumbia mposhti Brazilin 2-1 në një ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kupën e Botës, pak ditë pasi babai i tij u lirua nga rrëmbyesit.
Sulmuesi i Liverpool shënoi dy herë në pjesën e dytë, teksa sfida ndiqej nga babai i tij Luiz Manuel Diaz, i cili u mbajt për 12 ditë peng, para se të lirohej gjatë javës së kaluar.
Ka qenë një javë emocionuese për familjen Diaz, me të atin e futbollistit që u rrëmbye nga një bandë. Babai dhe djali u ribashkuan para ndeshjes dhe futbollisti i Liverpool bëri dhuratën më të bukur ndaj të atit, duke iu shënuar 5 herë kampionëve të Botës.
Babai i Luiz Diaz ka shpërthyer në lot, teksa mbante të veshur një fanellë të Kombëtares së Kolumbisë.
Kjo ishte fitorja e parë e Kolumbisë ndaj Brazilit në tetë vjet, duke bërë që kombëtarja kolumbiane të shkojë në vendin e tretë në tabelë. Brazili, i cili pësoi një humbje të dytë radhazi në kompeticion, ka zbritur në vendin e pestë.
Ishte një natë me supriza, pasi edhe Uruguay mundi 2:0 Argjentinën. Fitorja e Uruguait e çon atë në vendin e dytë në tabelë, dy pikë prapa Argjentinës./Zëri.ai/