Qytetërim

Lionel Messi në dyshim për Argjentinën kundër Paraguajit

Tekniku deklaroi se sulmuesi 36-vjeçar ishte stërvitur shumë përpara ndeshjes.

i.h.
Lionel Messi në dyshim për Argjentinën kundër Paraguajit
Lionel Messi

TIRANË- Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi është ende në dyshim për takimin kualifikues të Kupës së Botës kundër Paraguait. Trajneri i “Albiçelesteve” Lionel Scaloni u shrpeh se ylli i futbollit u përfshi në skuadrën e kampionëve të botës, pavarësisht se kishte probleme fizike për shkak të një dëmtimi muskulor që pati muajin e kaluar.

Kjo e ka mbajtur atë jashtë fushës te skuadra amerikane e Inter Miami.

“Së pari, duhet të shohim se si ndihet. Së dyti, kemi një tjetër sfidë pas katër ditësh. Të shikojmë! Ai mund të luajë 70 ose 80 minuta ose të gjithë ndeshjen dhe më pas, kundër Perusë, të mos aktivizohet fare. Ose ai mund të luajë të gjithë lojën dhe të jetë në rregull! Nuk e kemi të lehtë!,”- tha Scaloni në konferencën për shtyp.

Tekniku deklaroi se sulmuesi 36-vjeçar ishte stërvitur shumë përpara ndeshjes. Në ekip nuk u grumbulluan Angel Di Maria dhe Angel Correa të dëmtuar, ndërsa Paulo Dybala, i cili pësoi një dëmtim në gju duke luajtur për AS Roma të dielën u thirr. Argjentina pret Paraguajin në Estadio Monumental në Buenos Aires të premten, e më pas përpara se të përballet me Perunë në Lima më 17 tetor./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB