Qytetërim

Ndeshja Kosovë-Izrael shtyhet nga UEFA

UEFA mori vendimin ta shtyjë takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024, pasi autoritetet izraelite nuk kanë lejuar përfaqësuesen që të udhëtojë jashtë vendit.

i.h.
Ndeshja Kosovë-Izrael shtyhet nga UEFA
Foto ilustruese

PRISHTINË- Ndeshja Kosovë-Izrael nuk do të luhet më datën 15 tetor në Prishtinë. UEFA mori vendimin ta shtyjë takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024, pasi autoritetet izraelite nuk kanë lejuar përfaqësuesen që të udhëtojë jashtë vendit.

Takimi do të luhej në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Institucioni europian i futbollit informoi se një datë e re për ndeshjen e Grupit I, e cila ishte planifikuar të luhej dielën, do të shpallet në ditët në vazhdim. UEFA e shtyu edhe ndeshjen kualifikuese të Izraelit kundër Zvicrës për më 15 nëntor.

Deri më tani, Kosova ka grumbulluar 4 pikë në Grupin I, ndërsa Izraeli gjendet në kuotën e 11 pikëve në vend të tretë, me shanse për të siguruar një nga dy vendet e para. Kryeson grupin Zvicra me 14 pikë, ndërsa Rumania ndjek me 2 pikë më pak./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB