Qytetërim

'Lepurushi' i Playboy 'djeg' DiCaprio-n: Është shumë i vjetër, tregon takimin me të

Gjatë një interviste ajo ka treguar se është takuar me aktorin në një lokal në Los Anxhelos dhe ka shkëmbyer një puthje me të, të cilën nuk e konsideron si më të mirën që ka pasur.

E.K
'Lepurushi' i Playboy 'djeg' DiCaprio-n: Është
Hieke Konings dhe Leonardo DiCaprio

SHBA- Hieke Konings, 22-vjeçarja e Playboy e ka përshkruar yllin e Hollivudit Leonardo DiCaprio si të vjetër dhe të çuditshëm. Gjatë një interviste ajo ka treguar se është takuar me aktorin në një lokal në Los Anxhelos dhe ka shkëmbyer një puthje me të, të cilën nuk e konsideron si më të mirën që ka pasur.

Ajo tregon se ka qenë menaxheri i DiCaprio-s ai që i ka kërkuar të afrohet në tavolinën e aktorit. Më pas shton ajo, ylli hollivudian e ka ftuar në shtëpinë ku jetonte, por ajo ka refuzuar. Pas kësaj shprehet Konings, DiCaprio u largua me një vajzë tjetër.

“Ishim në një klub nate privat, vetëm me ftesa në Los Anxhelos. E pashë të ulur aty me kapuç dhe kapele të zezë dhe patëm kontakt me sy. Për mua Leonardo DiCaprio është shumë i çuditshëm dhe shumë i vjetër”, tha ajo./ZËRI

Poll

MOS HUMB