Qytetërim

Legjenda angleze: Bellingham mund të bëhet lojtari më i mirë në botë

Neville nuk ka kursyer lëvdatat, duke u shprehur se ylli i Realit ka një talent të jashtëzakonshëm

D.XH
Legjenda angleze: Bellingham mund të bëhet lojtari më i mirë
Bellingham

LONDËR - Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United Gery Neville ka dhënë një parashikim optimist për yllin e Real Madrid, Jude Bellingham.

Neville u shpreh për gazetën spanjolle “Marca” se Bellingham ka bërë një fillim mbresëlënës te madrilenët.

“Bellingham është një lojtar vendimtar për Anglinë, por tashmë edhe për Realin e Madridit. Në rast se ai do të mbajë këtë formë të shkëlqyer që ka aktualisht, mund të jetë edhe lojtari më i mirë që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja e Anglisë”, deklaroi Neville.

Madje, Neville u tregua ‘më zemërgjerë se ç’duhet’, duke thënë se uron që Bellingham të bëhet numri një në botë, sepse ai sheh tek lojtari i Realit një talent shumë të madh.

“Bellingham ka një talent të madh. Atij nuk i mungon as inteligjenca, sepse mund ta parashikojë atë që do të ndodhë në fushë pak më pas.

Fillimet e tij për Anglinë dhe Real Madrid flasin për një lojtar të një tjetër niveli. Le ta urojmë ta mbajë këtë ritëm, për të mirën e tij dhe mbi të gjitha të kombëtares angleze”, tha mbrojtësi legjendar./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB