
FRANCË- Lojtari i OGC Nice, Alexis Beka Beka, që ka kërcënuar me vetëvrasje, sa duket ka ndryshuar mendje e nuk do bëjë asnjë akt të rëndë. 22-vjeçari qëndroi në urën e autostradës A8, 100 metra mbi tokë, duke thënë se do vetëhidhej. Në vendin e ngjarjes, Beka Beka u rrethua nga zjarrfikëset dhe Policia, që tentuan të shpëtojnë futbollistin.
Për ngjarjen kanë raportuar edhe France Bleu Azur dhe kanë deklaruar se zyrtarët në vendngjarje negociuan me futbollistin.
Menaxheri Francesco Farioli ishte planifikuar të mbante konferencën e tij për shtyp të premten pasdite, por klubi e ka kthyer fokusin drejt sigurisë së Alexis Beka Bekës.
Skuadra e Ligue 1, e cila ndodhet e dyta në tabelën e ligës, është planifikuar të përballet me kryesuesit e Brest të dielën, më 1 tetor. /Zëri.ai