Qytetërim

Ledion Liço feston ditëlindjen, postime plot ‘mjaltë’ mes tij dhe Sarës: Krenaria ime më e madhe

Ledioni ka festuar dje 38-vjetorin e tij të lindjes

E.K
Ledion Liço feston ditëlindjen, postime plot
Sara Hoxha dhe Ledion Lico

TIRANË-Moderatori Ledion Liço ka festuar dje 38-vjetorin e tij të lindjes. Në këtë ditë të shënuar Sara ka zgjedhur t’i bëjë një urim edhe në rrjetin e saj sociale Instagram.

Teksa ka publikuar një foto të tortës dhe gjithashtu një foto nga dasma e tyre, ajo ka shkruar, “Gëzuar ditëlindjen Ledion Liço. Jeta që kemi ndërtuar bashkë është krenaria ime më e madhe”, ka shkruar Sara Hoxha.

Ndërkohë që dhe vetë Ledioni, në një postim në ditën e tij të lindjes, zgjedh fjalët më të bukura, për të përshkruar marrëdhënien e tij me Sarën.

“11 vite më parë, të njoha ty. E para herë që u ndjeva sikur isha mjaftueshëm. I lumtur që ditëlindjet e mia nuk i përjetoj aq për vitet që ikin por për ata që do të vijnë, krah teje”, shkruan Liço në postimin e tij.

Këto kohë dedikimet mes çiftit kanë qenë të shumta, pas rikthimit të Ledionit në ekran dhe gjithashtu në rrjetet sociale.

Sara dhe Ledioni kanë krijuar një familje shumë të bukur së bashku. Ata janë bekuar më 3 fëmijë, dy djem e një vajzë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB