
“Maradona, Messi dhe tani Yamal”. Këto fjalë u thane nga legjenda gjermane të futbollit Lothar Matthaus, i cili mbeti pa fjalë kur pa Lamine Yamal. Ylli 16-vjeçar i Kombëtares spanjolle la gojë hapur dhe një tjetër lojtar të madh me të cilin do të jetë rival në vitin e ri në La Liga. Kylian Mbappe u mrekullua kur Yamal gjuajti nga 25 metra dhe çoi në barazim skuadrën e tij në ndeshjen kundër Francës.
Një tjetër yll futbolli, anëtar i Barcelonës së Guardiolës me Messin, Iniesta, Puyol, Xavi, pati fatin të jetë trajneri i parë i Yamal në skuadrën që është krenaria e Katalonjës. E ka trajnuar që në momentin e parë. Ai po fliste me të për marrëdhënien mes topit dhe artit dhe djali i vogël po e pyeste se si ishte të luash me Lionel Messin.
“Lamin ka një talent të veçantë në çerekun e fundit të fushës që është kaq e vështirë për t’u gjetur. Ai nuk duket 15 vjeç. Ai luajti me guxim dhe mund të bëjë diferencën. Ai mund të shkruajë një epokë në klub dhe në kombëtare”, kishte thënë Xavi pas debutimit të Yamal.
Yamal shpejt pati gazetarë, komentues, trajnerë dhe bota që e krahasonin atë me Lionel Messin. Njeriu që e bëri Barcelonën sërish të madhe dhe me të cilin pushtoi gjithçka. Në dhjetor 2007, kur Yamal ishte 5 muajsh, Lionel Messi u fotografua me Laminin e vogël.
Në moshën 16 vjeç e 362 ditë, Yamal u bë lojtari më i ri që luajti në një gjysmëfinale të Kampionatit Evropian ose Botëror, por ai nuk u ndal me kaq. Kështu ai mori rekordin nga Pele, i cili kishte luajtur në një Botëror në moshën 17 vjeç e 244 ditë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1958 kundër Francës.
Lamin Yamal tashmë ka qenë në shënjestër të skuadrave si Paris Saint-Germain, të cilët janë në kërkim të idhullit të tyre të ri pas Mbappe, Neymar dhe Messi, por Barcelona në vitin 2023 rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2026. Ky nuk është lajmi. Lajmi është se ai ka një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro! Laporta tashmë po fërkon duart me këtë lëvizje dhe ëndërron të marrë pak nga shkëlqimi i Perezit të Realit. Por më kot.
Lamine dominon krahun e djathtë të sulmit të Spanjës dhe Barcelonës. Ai ka një këmbë të majtë të forte, një pasim magjik, ekzekutime të shkëlqyera në grupe, por gjithsesi nuk është Lionel Messi. Aksionet e tij janë rritur në Euro 2024 dhe do të rriten më tej nëse ai fiton titullin në Gjermani një ditë pas ditëlindjes së tij të 17-të. Por ajo që i bëri Messin dhe Ronaldon yje dhe idhuj të mëdhenj nuk ishin kombëtaret e tyre, por Barcelona dhe Reali./ZËRI