
GJERMANI- Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Spanjën. Sulmuesi i Iberikëve, Ayoze Perez nuk do jetë në ndeshjen kundër kuqezinjve për shkak dëmtimi. Federata Spanjolle ka bërë të ditur se sulmuesi i Betisit, ka pësuar një zgjatje muskulore gjatë takimit kundër Italisë dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj kuqezinjve.
Perez debutoi në minutën e 78-të të sfidës ndaj Italisë, duke hyrë në fushë në vend të Inaki Uilliams dhe krijoi menjëherë dy raste të rrezikshme para portës së Donnarummës. Por ai ndjeu shqetësime në këmbë sot dhe mungoi në stërvitje, teksa testet mjekësore më pas konfirmuan dëmtimin gjatë pasdites së sotme.
Kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ku do të tentojnë që të bëjnë mrekullinë përballë Spanjës. Sfida do të zhvillohet të hënën.