Qytetërim

La në mes garën e Big Brother, Blero poston foton në krahët e të dashurës

Menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Blero ka udhëtuar drejt të dashurës së tij, të cilën e përkëdhel me fjalën “beb”

E.K
La në mes garën e Big Brother, Blero poston foton në krahët
Blero ne Big Brother

KOSOVË- Këngëtari Blero Muharremi ka qenë një nga personazhet më të komentuar të ‘Big Brother Vip Kosova’, edhe për shkak të historive të tij të dashurisë.

Ndonëse nga publiku u pa si një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh, artisti vendosi të lërë garën spektaklin e të premtes, pasi u shpreh se shëndeti i tij është më i rëndësishëm sesa një lojë, duke nënkuptuar se mbyllja në shtëpi i kishte shkaktuar gjendje ankthi.

E teksa një ditë më parë ai u fotografua në aeroport duke u larguar nga Kosovca, duket se paska patur një arsye të fortë dhe ajo është e dashura e tij, të cilën e përmendte shpesh në shtëpinë e famshme.

Blero ka publikuar një foto krahë saj, ku thotë se më në fund u takuan.

“Beb, më në fund”, ka shkruar Blero mbi foto, edhe pse profilin e të dashurës ka vendosur që ta mbajë për vete.

La në mes garën e Big Brother, Blero poston foton në krahët
Foto e postuar nga Blero
Poll

MOS HUMB