
SHBA- Shumë yje të kinematografisë kanë rregulla dhe skena të caktuara që nuk duan t'i xhirojnë duke vendosur kështu klauzola në kontratat e tyre. Një ndër yjet që ka kërkesat e tij është edhe Neal McDonough. Aktori 58-vjeçar refuzon kategorikisht refuzon skenat e puthjeve për shkak të bindjeve të tij fetare.
"Unë jam shumë fetar. Unë e vendos Zotin dhe familjen në radhë të parë dhe veten time në vend të dytë. Nga kjo udhëhiqem,"-tha aktori.
Aktori thotë se është shumë i lumtur me gruan e tij Ruve dhe se puthja e një gruaje tjetër në film do të ishte tradhëti, ndaj refuzon të puthë koleget femra nëpër filmat që ka bërë deri më tani.
"Unë nuk do të puth asnjë grua tjetër sepse këto buzë janë vetëm për një grua,"- tha ai.
Duke folur për "Closer Weekly", ai kujtoi se u pushua nga seriali ABC “Scoundrels” për shkak se refuzoi të xhironte skena "hot" me aktoren Virginia Madsen sepse ishte besnik ndaj gruas së tij. "Jo-ja" i kushtoi atij një milion dollarë.
"Isha i befasuar dhe ishte një situatë e tmerrshme për mua. Pas kësaj nuk munda të gjeja punë sepse të gjithë mendonin se isha një fanatik,"-tregoi ai.
Neal McDonough dhe gruaja e tij Ruve u takuan për herë të parë në xhirimet e serialit "Band of Brothers" në vitin 2000 dhe për të ishte dashuri me shikim të parë. Të dy u martuan shpejt, 3 vjet pas takimit të tyre të parë, në 2003. Sot ata kanë pesë fëmijë - dy djem dhe tre vajza./ZËRI