Qytetërim

Kushtet për të pasur të dashur Madonnën

66-vjeçare ka disa kushte për ata që duan të kenë një marrëdhënie me të dhe nuk toleron asnjë gabim.

k.m.
Kushtet për të pasur të dashur Madonnën
Madonna

SHBA- Vitet e fundit, Madonna ka dalë ekskluzivisht me djem shumë më të rinj se ajo. I dashuri aktual është 38 vjet më i ri! Bëhet fjalë për Akem Morris. Por duket se mbretëresha e popit jo vetëm që zgjedh meshkujt më të rinj por është edhe shumë e rreptë me ta. 66-vjeçare ka disa kushte për ata që duan të kenë një marrëdhënie me të dhe nuk toleron asnjë gabim. Një burim ka zbuluar më shumë për mediat e huaja. 

"Ajo është shumë e rreptë. Akim jeton në banesën e saj dhe "ndarja e një shtrati" nuk do të thotë se ai mund të flejë në të njëjtin shtrat. Vetëm ajo lejohet ta bëjë këtë gjë, ai duhet të shkojë në shtratin e tij dhe të ngrihet në të njëjtën kohë me të pa marrë parasysh çfarë është duke bërë,"- tha burimi për RadarOnline.

Ky nuk është rregulli i vetëm! Akem nuk duhet të shikojë televizor ose sport kur është me Madonën.

Madonna dhe i dashuri i saj i ri u takuan në vitin 2022 në një xhirim për revistën "Papper", tema e së cilës ishte jeta e egër e natës në Nju Jork. Këngëtarja e njohur u martua dy herë, në vitin 1985 me aktorin Sean Penn dhe në vitin 2002 me regjisorin Guy Ritchie, me të cilin ka një djalë, Rock. Dashuria me koreografin dhe balerinin Carlos Leon solli vajzën e saj Lourdes. Madonna adoptoi katër fëmijë, binjakët Stella dhe Esther, David Band dhe Mercy James./ZËRI

Poll

MOS HUMB