Qytetërim

Kush është i dashuri ‘misterioz’ i Ori Nebiajt? Deputetja: Kemi dy vite bashkë, prindërit e tij kam siklet t’i takoj

Kjo është hera e parë që Ori pranon publikisht një histori të saj dashurie

E.K
Kush është i dashuri ‘misterioz’ i Ori Nebiajt? Deputetja:
Ori Nebiaj

TIRANË- Deputetja dhe njëherësh moderatorja Ori Nebiaj, ka pranuar për herë të parë se është në një lidhje të konsoliduar dashurie, që prej dy vitesh. Ajo ka preferuar që jetën e saj të mbajë private, dhe pavarësisht aludimeve, ka zgjedhur që të mos bëjë publike asnjë prej historive të saj të dashurisë.

Mirëpo së fundi, në studion e Big Brother, të shtunën, ajo pranoi se preh dy vitesh është në një lidhje, megjithatë ende ka siklet që të takojë prindërit e tij. Ori e lidhi këtë qëndrim të sajin me presionin që iu bë Heidit, se pse u tregua e ftohtë në takimin që pati me prindërit e Romeos, pas dasmës që realizuan brenda shtëpisë së Big Brother.

Nebiaj tha se është shumë normale të ndihesh në siklet kur takon prindërit e partnerit, sepse ajo sapo është njohur me Romeon dhe, për më tepër, në një vend të izoluar.

Ajo e krahasoi me veten, kur tha se, edhe pse ka dy vjet me partnerin e saj, sërish ka siklet kur vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij.

“Kam dy vite me të, por sa here vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, tha ajo.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB