
TIRANË- Sara dhe Bardhi po jetojnë historinë e tyre të dashurisë tashmë jashtë shtëpisë së Big Brother dhe duken shumë të lumtur bashkë, pavarësisht paragjykimeve për lidhjen e tyre. Madje shpeshherë ndajnë edhe momente me njëri-tjetrin, siç ka ndodhur së fundmi.
Sara ka postuar një foto ku shfaqet e shtrirë me Bardhin në shtrat dhe tregon se i lexojnë të gjitha mesazhet dhe pyetjet e kujdesshme që ndjekësit kanë ndaj tyre.
"I lexojmë thuajse të gjitha mesazhet e tuaja plot merak çdo ditë! Jemi mirë, jemi të lumtur, ju duam sa s’ka!", shkruan Sara.

Çifti është përfolur se mund të rikthehet brenda shtëpisë së Big Brother, por një gjë e tillë nuk nuk është konfirmuar deri tani nga produksioni i Big Brother. Pak ditë më parë Sara humbi të atin e saj, me të cilin kishte ndërprerë marrëdhëniet qe prej moshës 2-vjeçare kur prindërit e saj ishi ndarë.
/ZËRI