
KOSOVË- Këngëtarja dhe kantautorja kosovare Arta Bajrami e cila për vite me radhë ka dhuruar hite me zërin e saj magjik, padyshim solli edhe një frymë moderne për publikun shqiptar me baladat por edhe stilin HipHop apo R&B.
Së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka folur për karrierën e saj si dhe për jetën private. Ajo ka treguar se është nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali dhe që është pafundësisht e lumtur me familjen e saj.
Arta ka zbuluar për herë të parë për publikun se dy fëmijët e saj më të vegjël Ideal Morris dhe Elektra, i përkasin spektrit të autizmit.
“Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, u kemi ndenjur mbrapa bashkë me bashkëshortin”, ka rrëfyer ajo në emision.
Në një ton të qetë dhe me plot dashuri, Bajrami ka folur për sfidat dhe fitoret e vogla që përjeton çdo ditë si nënë. Ajo ka treguar se është duke i trajtuar fëmijët e saj në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, një institucion që, sipas saj, po bën një punë të admirueshme në mbështetje të fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.
“Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tash Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë krejt, vetëm me fol nuk munden ende, janë jo verbale”, ka shtuar Arta, duke folur për dy fëmijët e saj me një zë plot krenari dhe përkushtim.
@00po2299 Ata fmi jan dashuri, si gjith femit tjer vetem se dojn pak vemendje ❤️❤️ #fyo ♬ original sound - thebestthought
Ky rrëfim i Arta Bajramit në “Oxygen” jo vetëm që ka sjellë në vëmendje sfidat që hasin familjet me fëmijë të prekur nga spektri i autizmit, por gjithashtu ka treguar forcën dhe dashurinë e pakufizuar të një nëne.