
TIRANË- Pas ndarjes së bujshme të tyre, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë zgjedhur që të thumbojnë njëri tjetrin përmes projekteve muzikore. Ditën e djeshme, Besi ka publikuar këngën më të re, ‘Mosmirënjohja’, një bashkëpunim mes tij dhe këngëtares Eli Malaj.
Teksti është shkruar nga vetë Besi, i cili qartazi lë të kuptohet se ia ka dedikuar situatës së tyre familjare.
Përmes një postimi në instagram Besi thekson se ky teksti është tekst shpirti, gjë e cila ka bindur fansat se i dedikohet pikërisht nënës së dy fëmijëve të tij.
“Krejt ndryshe kete here! Falenderim per te mrekullueshmen @malajeli qe i dha shpirt ketij krijimi. Per te perhershim @marenglen_boja qe edhe ai po me shpirt. @marselgunga qe solli dhe ai shpirtin e tij
@artur_qerimi me klarinete prej shpirtit. @chillpro_ernis_cili edhe ky e ka nje shpirt. Gjithashtu edhe @electtraheart_ me nje interpretim po me shpirt. Me text dhe muzike krijuar po prej shpirtit tim! Flm. Zoti j’u rujt!”, shkruan Besi në postimin e tij.
Pjesë nga teksti:
A te vret arsyja a tvrasin mendimet
Munesh me fshi numrin po joooo kujtimet.
Te dy kemi gabime, a e harrove
Se ç’ka ndertuam bashke ti e shkaterrove
Mthuj tash si do mbash ti peshen e turpit
M’dhe mosmirnjohjen un gjakun e trupit.
E din se kurr ne jet un sdoja t’lendojaaaa
Por un jo , joooo nuk e meritojaaaaaaa
/ZËRI