Qytetërim

Krizë në martesën e Françeskës? Ish-banorja e BBV: Për ju që më shkruani në inbox, mos u bëni merak…

Teksa ndan foto nga makina me të shoqin, Françeska thotë se imazhin e tij dhe të djalit do ta mbajë veç për vete

E.K
Krizë në martesën e Françeskës? Ish-banorja e BBV:
Franceska Murati

TIRANË- Ish-banorja e Big Brother Françeska Murati, është treguar e rezervuar për të postuar foto me partnerin dhe me djalin e saj, ndërsa pas daljes nga shtëpia ka pasur aludime nëse martesa e saj mund të kishte pësuar ndonjë krizë.

Së fundi është vetë Françeska që i ka shuar të gjithë këto zëra, duke thënë se është në çdo moment të ditës me bashkëshortin e saj, por që preferon të mos e bëjë publik imazhin e tij në rrjetet sociale.

Të njëjtin vendim ka marrë dhe për djalin e saj, ndërsa asnjëri prej të dyve nuk u bë pjesë e surprizave që asaj iu bën në Big Brother.

“Per ju qe me shkruni kaq te shqetesuar ne inbox mos keni merrak se jemi 24/7 bashke. Gjerat me te rendesishem te jetes time i mbaj private. Burrin dhe Bebin i kam per vet jo per boten. Kur nuk i publikova ne Big qe me digjte malli per ta nuk kam ndermend me i publiku tani”, shkruan Françeska në postimin e saj.

Krizë në martesën e Françeskës? Ish-banorja e BBV:
Postimi
Poll

MOS HUMB