
TIRANË- Diola Dosti nuk ka plane të afërta për një fëmijë të katërt, megjithatë nuk e përjashton si mundësi. Në një intervistë për podkastin e Evi Reçit, “Mami Evita”, Diola u pyet nëse po mendon për një fëmijë të katërt me partnerin e saj, Erolld Belegun.
“Mendoj që kemi kalamaj mjaftueshëm për të rritur, Erolldi ka dy fëmijë, unë kam tre. Kështu që, po i sistemuam këta të pestë mirë jemi”, -tha Diola me të qeshur dhe duke shtuar, “Sido që të jetë, ne bëjmë vetëm gjëra që na bëjnë të dyve të lumtur. Kështu që, nëse e mendojmë se ajo gjë do të na bëjë të lumtur, pse jo?”
Diola është nënë e tre vajzave me ish-partnerin e saj, gjinekologun nga Kosova, Dardan Baftiun.
Gjatë bisedës, Diola u gjend përpara një situate hipotetike: si do të vepronte nëse njëra prej vajzave nuk do ta aprovonte lidhjen e saj?
“Unë kam qenë ajo që para ca kohësh, më saktë vitin e kaluar, kam qenë në emision dhe kam thënë që unë nuk mund të krijoj një raport se kam 3 vajza etj me radhë. Por në momentin që takova dashurinë e jetës time, çdo gjë ndryshoi. Vajzat e mia, pikërisht duke parë shkëlqimin e syve të mi janë ato që japin suportin më të madh dhe janë ato që për herë të parë kur i them që mami do të shkojë me pushime, më thonë ‘shko dhe vonohu sa më shumë’ sepse e dinë që unë jam e lumtur. Kjo nuk ka ndodhur më përpara se pse ‘mami kur do të vish’, gjithë kohën në telefon, kurse tani janë shumë të lumtura, madje është bërë edhe një video virale, në eventin që organizoi partneri im për diplomimin për doktoraturën time, Gjurma shkon dhe e përqafon vazhdimisht Erolldin. Unë mund të gënjej sa të dua për raportin që mund të kem, po them parimisht, por energjia e një fëmije nuk gënjen asnjëherë për pastërtinë e personit dhe energjinë e personit që e karakterizon”.
Diola shtoi se nuk beson te vetësakrifikimi pasi sipas saj, suksesi i një nëne është kur edhe vetë ndihet e lumtur sepse si rrjedhojë, janë edhe vajzat. Sa për zgjidhjen e këtij ‘problemi’, fjala e fundit e saj është se nuk do të hiqte dorë prej lumturisë.
“Do ta konsumoja si bisedë, padyshim, por unë nuk do të hiqja dorë nga lumturia ime. E kam shumë të rëndësishme lumturinë. Nuk kam bërë kompromise unë me lumturinë time, asnjëherë. Unë kam hequr dorë nga pasuria vetëm për të qenë e lumtur. Unë kam hequr dorë nga çdo gjë vetëm për të qenë e lumtur me vajzat e mia, s’kam bërë kompromise, kam kërkuar vetëm të ardhmen time dhe të vajzave dhe këtë e kam bërë në pikën më të vështirë të jetës time. Për këto të tjerat s’më intereson fare”./ZËRI