
GJERMANI- Ligjvënësja gjermane Katrin Goring Eckardt ka ndezur polemika me një postim tashmë të fshirë në platformën e mediave sociale X pas fitores së Gjermanisë në Euro ndaj Hungarisë, në të cilën ajo i referohej ngjyrës së lëkurës së lojtarëve.
Pas fitores 2-0 të Gjermanisë ndaj Hungarisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Euro 2024 të mërkurën, Goring-Eckardt, një nënkryetar e parlamentit gjerman, shkroi: Kjo skuadër është vërtet e jashtëzakonshme. Vetëm imagjinoni sikur të kishte vetëm lojtarë gjermanë të bardhë.
Kritikat në rrjetet sociale erdhën nga disa kolegë deputet, derisa Goring-Eckardt u detyrua të kërkonte ndjesë për mënyrën si e kishte hartuar komentin.
“Jam krenare për skuadrën kombëtare dhe shpresoj të fitojnë që t’i bindin dhe ata që preferojnë të kishin më shumë futbollistë të bardhë në skuadër”,-u shpreh ajo, shkruajnë mediat e huaja.
Sondazhi të cilit i refrohej Göring-Eckardt ishte kryer nga rrjeti sportiv Sport Inside, si pjesë e një dokumentari mbi ‘diversitetin racial’ dhe mënyrën si konsiderohej kombëtarja nga publiku gjerman. Futbollisti Joshua Kimmich e përshkruante sondazhin si “racist” ndërsa trajneri kombëtares Julian Nagelsmann e quante “të çuditshëm”. Shumë përdorues të tjerë të X-it gjithashtu akuzuan politikanen e Gjelbër për racizëm./ZËRI