Qytetërim

"E di o shpirt që të kam mërzit!"/ Erdhi KUNDËRPËRGJIGJIA, Xhensila me tekst "thumbues" për Besin

Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe një fragment të këngës.

k.m.
"E di o shpirt që të kam mërzit!"/ Erdhi
Xhensila Myrtezaj

TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj po bëhet gati për lansimin e projektit të saj më të ri muzikor. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe një fragment të këngës. Krahas një fraksioni të këngës së re, ajo shkruan: A ca po vjen, ca po vjen!

Por ajo që e bën më interesante, ishte teksti i këngës, i cili ishte goxha pikant. 

“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë,”-dëgjohet një pjesë e tekstit të këngës më të re të Xhensilës. Të jetë vallë një dedikim për ish-bashkëshortin e saj, aktorin Bes Kallaku?

MOMENTI ME VIDEO: 

Kjo mesa duket është kundërpërgjigjia, pasi aktori pak kohë më parë ai publikoi edhe një këngë që e titulloi “Mosmirënjohje”, ku mes vargjesh, të shkruara prej tij, shkruhej: Nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën… A do mbash mëkatet, a do bësh viktimën?

Përgjigjen ia dha edhe Xhensila me një poezi, por deri më sot nuk ka dalë për të komentuar asgjë që thuhet për të./ZËRI

Poll

MOS HUMB