Qytetërim

“Këta si puna e këtij i kapim në emision”, Flor Binaj i del në mbrojtje Ledjonës: Nuk të paskan lënë pa Esma

Flor Binaj ka ironizuar edhe Sarën, duke e krahasuar me Esmanë, e cila u bë virale me historinë e saj

E.K

“Këta si puna e këtij i kapim në emision”, Flor Binaj

TIRANË- Aktori dhe prezantuesi i emisionit investigativ Piranjat, Flor Binaj ka postuar një foto në rrjetin social "Instagram”, përmes së cilës dënon gjestin e Meriton Mjekiqit dhe i del në mbrojtje koleges së tij, Ledjona. Meritoni ka kaluar këto ditë duke i përmendur vazhdimisht Ledjonës emrin e vajzës me qëllim që ta bëj të qaj.

Reagimi i Florjanit ka qenë i menjëhershëm i cili ka shkruar: Me sjellje si të këtij ne i kapim te Piranjat! Duke nënkuptuar punën që bën Ledjona dhe kolegët e saj, për të vënë para drejtësisë, persona që shantazhojnë apo përndjekin vajzat.

“Këta si puna e këtij i kapim në emision”, Flor Binaj

Ndërkohë që në një tjetër postim, ai ironizon Sarën, duke e krahasuar me personazhin e famshëm të Esmasë, e cila la familjen dhe fëmijët e saj, për të jetuar një histori të shkurtër jashtë martesore.

‘A i ka Bardhi 2 mln lekë në xhep’, shkruan ai, duke iu referuar një batute që u bë virale, thënë nga bashkëshorti i Esmasë.

“Këta si puna e këtij i kapim në emision”, Flor Binaj

/ZËRI

Poll

MOS HUMB